Gruaja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, ka treguar detaje nga jeta e saj private dhe profeionale për Vizionin e Pasdites, në Vizion  Plus.

 

Anita Haradinaj, është shprehur se Tirana është dashuria e saj e vjetër dhe se aty ka dhe kujtimet më të bukura të jetës së saj. Gruaja e kryeministrit ka thënë se I vjen keq për rininë kosovare e cila është më e izoluar seç duhet.

 

Ndërkohë pyetjes së moderatorës së Vizionit të Pasdites në lidhje me profesionin e saj, gazetarinë zonja Haradinaj është përgjigjur se I mungon shumë, ku ndër të tjera ka theksuar se ishte gazetare më e mirë se i ati, meqë kishin të njëjtin profesion.

 

Ajo nuk lë pa theksuar edhe faktin se babai i saj ka qenë shumë I pranishëm në jetën e saj me këshillat që i ka dhënë në rrugën e gazetarisë. Gjithashtu ajo ka ndarë me të gjithë teleshikuesit  e Vizionit të Pasdites dhe faktin se si është njohur me bashkëshortin e saj, kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

 

Në lidhje me marrëdhënien e tyre në çift Anita është shprehur se ajo është shumë kritikuese ndaj tij.

 

Gjithashtu zonja Haradinaj në rrëfimin e saj ka komentuar edhe ngjarjet më të fundit të ndodhura në Kosovë dhe në Shqipëri me dhunën seksuale të ushtruar ndaj dy minoreneve, ku ka theksuar se një grua duhet të jetë gjithmonë e pavarur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *