Anglia do të jetë skuadra që do të ndeshet me Spanjën në finalen e madhe të kampionatit Europian mbrëmjen e së dielës në 14 korrik.

Watkins ka shënuar golin e dytë dhe të fitores për anglezët në minutën e 91-të të ndeshjes.

Kur dukej sikur ndeshja do të sjhkonte në shtesë Watkins ka shënuar për “Tre Luanët” në minutat e fundit të sfidës.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ku ishin holandezët që shënuan të parët me Xavi Simons në minutën e 7-të.

Por vetëm 9 minuta më pas, Harry Kane do të barazonte shifrat në 1-1 me anë të një 11-metërshi që e fitoi po vetë pas një faulli të shkaktuar nga Dumfris brenda në zonë.

Gjatë pjesës së parë u kap dy herë shtylla, njëherë nga Dumfris dhe herën e dytë nga Foden.

Ndërkohë në pjesën e dytë skuadrat u treguan shumë të kujdeshshme, deri sa Watkins ngriti në peshë stadiumin.

Kjo do të jetë hera e dytë radhazi e Anglisë në finalet e një kampionati Europian, pas atij të humbur në vitin 2020 përballë Italisë.

/Vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *