Theresa May, në një deklaratë për mediet, ka thënë se vendi do të ndryshojë rregullat për të drejtat e njeriut pas sulmeve në Londër.

 

Nga ana tjetër, kreu i partisë Labour të punës Jeremy Corbyn tha se Britania nuk do ta mundë terrorizmin duke hequr të drejtat themelore të njeriut, ndërsa nga liberal-demokratët janë shprehur se kjo ishte një lëvizje cinike parazgjedhore e May-t.

 

Pas sulmit në Londër, May tha “mjaft” dhe se gjërat duhet të ndryshojnë në luftën lundër terrorizmit.

 

Duke ju drejtuar aktivistëve në Slough mbrëmë, ajo nuk bëri ndonjë propozim të ri politik, por tha: Dua të them se do bëj më shumë për të kufizuar lirinë dhe lëvizjet e të dyshuarve terroristë kur kemi prova të mjaftueshme për të ditur se ato janë një kërcënim, por jo pa dëshmi të mjaftueshme për t’i ndjekur ata plotësisht në gjykatë.

 

“Dhe nëse ligjet tona për të drejtat e njeriut privojnë këtë gjë ne do ndryshojmë ligjin”, tha kryeministrja May.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *