Franca dhe Anglia po përjetojnë ditë të zeza në luftën kundër COVID-19.

509 persona kanë gjetur vdekjen këtë të mërkurë në Francë duke e cuar shifrën totalë të viktimave në këtë vend në 4032.

57 mijë janë rastet e te infektuarve ndërsa rastet e reja janë 5 vetëm në orët e fundit.

Rekord viktimash edhe në Angli këtë të mërkurë, plot 563.

Ky është bilanci më I errët deri më tani në këtë vend, që numëron 2352 viktima.

4340 ishin rastet e reja ndërsa në total kemi 30 mijë raste.

Në Gjermani ndërkohe janë 78 mijë të prekur dhe 909 viktima, nga të cilët 134 në orët e fundit.
Holanda me 134 viktima dhe Belgjika me 123 kanë pasur gjithashtu numër shumë të lartë viktimash këtë të mërkurë.

Në të gjithë botën janë 930 mijë raste me COVID-19 dhe afro 47 mijë viktima.

Brenda kësaj jave me siguri do të shkojmë në 1 milion të prekur nga kjo pandemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *