Kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borreli ka shfaqur mëngjesin e kësaj të mërkurë ethe dhe temperaturë, simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit.

 

Ai ka kryer një test të dytë, pasi në testin e parë që iu bë para pak ditësh rezultoi negativ.

 

Ndërkohë, konferenca e zakonshme për shtyp në orën 18:00 është anuluar.

 

“Për shkak të kësaj indispozicioni të lehtë. Konferenca e përditshme për shtyp mbi urgjencën e koronavirusit në orën 6 pasdite pezullohet. Departamenti do të vazhdojë të garantojë efikasitetin maksimal dhe, gjithashtu përmes zyrës së shtypit, të shpërndajë informacionin e disponueshëm për urgjencën aktuale.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *