Angelina Jolie doli në tapetin e kuq në ceremoninë e 77-të të çmimeve Tony të dielën dhe tregoi tatuazhin e saj të ri. Aktorja u shfaq me vajzën e saj 15-vjeçare Vivienne dhe ishte e veshur me një fustan të gjatë.

Në mes të kraharorit, dukej dizajni i ri që ajo bëri tatuazh dhe ishte një dallëndyshe e vogël, me krahët e drejtuar nga jashtë, sikur të fluturonte.

Meqenëse dallëndyshja është simbol i lirisë, dashurisë dhe besimit, ndoshta tatuazhi i saj i ri shënon një epokë të re për të dhe familjen e saj pas divorcit nga Brad Pitt.

Jolie ishte një nga yjet e mbrëmjes, pasi përveç paraqitjes së bashku me fëmijën e saj, fitoi edhe një Tony për produksionin e muzikalit, “Outsiders”, në të cilin ishte edhe Vivienne. Kjo e fundit ka qenë kryefjalë e medias pasi vendosi të heqë dorë nga mbiemri i babait, Brad Pitt./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *