Kanë kaluar pothuajse 5 vjet që nga publikimi i filmit ‘Maleficent’ nga ‘Disney’ dhe fansat prisnin me padurim të shihnin vazhdimin e filmit.

 

Siç dihet, në rolin protagonist është Angelina Jolie dhe Elle Fanning dhe mesa duket, aktoret e njohura janë kthyer sërish. Vetëm se këtë herë, pjesë e kastit të aktorëve është bërë edhe Michelle Pfeiffer në rolin e Queen Ingrith.

 

Detaje më të hollësishme janë mbajtur sekret, por duket se Maleficent është kthyer sërish e keqe, ndërsa Princeshë Aurora duket totalisht e dashuruar. Ashtu si në ‘trailer-in’ e pjesës së parë, nuk duket qartë se kush është personazhi negativ, megjithatë në sfond dëgjohet një këngë intruguese, një ‘cover’ i ‘Season of the Witch’.

 

Filmi do të shfaqet në ekran në datën 18 Tetor 2019.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *