Subscribe

Votën e diasporës, Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, e artikulon si përparësinë numër një.

 

Angazhimi i tij është që brenda këtij viti të përpilohet projekti që mundëson regjistrimin e më pas votimin nga aty ku jetojnë, pa qenë e nevojshme të vijnë në Shqipëri.

 

ILIRJAN CELIBASHI
KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE
Do të ishte e pafalshme për këdo nëse do të dështojmë.

 

Përveç përpjekjeve për ta mundësuar atë në zgjedhjet e përgjithshme të pas tre viteve, Lazim Destani dhe Ardian Lekaj, dy nga anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës, nuk mund të bëjnë asgjë tjetër, për aq kohë sa mbetet një vendimmarrjeve ekskluzive e dy forcave kryesore politike, socialiste dhe demokratike.

 

LAZIM DESTANI
ANETAR, KESHILLI KOORDINUES I DIASPORES
Besoni është një fuqi e madhe. Nuk duhet askush të frikësohet diasporës se diaspora do ta zgjedhi atë që e meriton.

 

ARDIAN LEKAJ
ANETAR, KESHILLI KOORDINUES I DIASPORES
Unë besoj që kam lindur dhe që do të vdesë, të gjitha të tjerat pastaj në këtë rrugëtim do të luftojmë për ta realizuar.

 

Pika që prodhon diskutim mes partisë qeverisëse dhe asaj opozitare është mënyra e votimit, garancia që jep në leximin e drejtë të vullnetit politik të diasporës. Fqinji ynë, Kosova, zbaton votën me postë.

 

LAZIM DESTANI
ANETAR, KESHILLI KOORDINUES I DIASPORES
E pamundshme është që gjithë ai numër i madh të marri pjesë. Megjithatë ata që i kanë mundësitë dhe i besojnë votës të vijnë këtu, por ama edhe online edhe posta tanimë ka metoda të ndryshme. Posta nuk është si më parë, kur shkonte në dorë të tjetrit, por ka kompani stabile, të licensuara ku e çon në vendin e duhur.

 

 

ARDIAN LEKAJ
ANETAR, KESHILLI KOORDINUES I DIASPORES
Për mua do të mjaftonte një votim online dhe për mua do të ishte mëse i mjaftueshëm. 

 

Pretendimeve të ngritura në publik se për aq kohë sa mbi 1 milionë e 500 shqiptarë janë taksapagues të vendeve ku jetojnë, vullneti i tyre politik nuk mund t’i imponohet atyre që jetojnë këtu përmes votës në distancë, Destani dhe Lekaj i përgjigjen.

 

LAZIM DESTANI
ANETAR, KESHILLI KOORDINUES I DIASPORES
Nuk e di nëse ia kanë frikën, por ndoshta plani apo drejtimi sesi do të zgjidhet rruga e votës së diasporës ndoshta aty ngecin, mbase aty bëhen keqpërdorime gjatë rrugës. Aty ka qenë edhe tema më problematike ku ndoshta i ka pengu.

 

ARDIAN LEKAJ
ANETAR, KESHILLI KOORDINUES I DIASPORES
Në qoftë se do të pyesësh 100 veta do të kesh 100 mendje të ndryshme. Edhe ata kanë të drejtën e tyre, ndaj jemi në demokraci dhe gjithësecili pëegjigjet në mënyrën e tij.

 

Për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit të një viti më parë, diasporës edhe pse iu premtua nga kryeministri Edi Rama, nuk iu dha e drejta e votës në distancë. Edhe pse ligji e njeh, nën-aktet e tij nuk u ndërmorën asnjëherë. Më shumë se një çështje teknike nga identifikimi, regjistrimi e deri te mënyra e shprehjes së vullnetit politik, vota e diasporës mbetet peng i partive politike, që zyrtarisht deklarohen pro por faktet tregojnë që nuk është bërë asgjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *