Anderlehti e nis me fitore fazën e play-off-it ne Belgjike duke rrëmbyer tre pike te para. Ne sfidën e transmetuar ne platformën Tring, skuadra nga kryeqytetit belg fitoi ne Regenbug Stadion 2-1 përballë vendasve te Zulte Veregem. Nje pjese e pare mjaft e mire per miqtë, te cilët e mbyllen ne avantazh ten je gol fale rrjetës se rumunit Chipchiu ne minutën e 20-te qe shfrytëzoi mjaft mire nje pasim te Tilemans.

 

Pjesa e dyte me e ekuilibruar ku dhe vendasit u munduan te kundërpërgjigjeshin me aksionet e tyre. Ne një prej këtyre rasteve Dalsgard ne minutën e 63 qe arriti te konkretizonte ne gol përpjekjet e vendasve. Gjithsesi përballë një skuadre me shume eksperience ishte vetëm çështje kohe qe rezultati te ndryshonte përsëri dhe 9 minuta me vone Tilemans, me i miri ne fushe kaloi përsëri ne avantazh Anderleht qe deri ne fundin e takimit arriti te administronte këto shifra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *