Subscribe

Qeveria i rikthehet për të disatën herë nismës së shumë debatuar dhe të kundërshtuar nga ekspertët por edhe nga organizmat ndërkombëtare, asaj të amnistisë fiskale.

 

Çdo individ apo biznes që ka para apo asete të padeklaruara, mund ti legalizojë ato kundërt një tatimi 7 dhe 10 %, në një proces i cili ligji parashikohet të jetë konfidencial.

 

Këto të dhëna do të ketë mundësi t’i shohë vetëm njësia e posaçme që do të merret me përpunimin e tyre, individë të së cilës do të jenë të autorizuar. Secili person përfitues i këtij ligji plotëson një formular ku deklaron vullnetarisht të ardhurat që do të legalizojë, ndërsa ky deklarim nuk do të shërbejë për institucionet, për kontrolle apo ndjekje penale të mëtejshme.

 

Por kush do të jenë përfituesit, kjo mbetet ende e paqartë pasi deri më sot nuk ka patur raste publike të individë apo biznese që kanë artikuluar një kërkesë të tillë.

 

Por drafti përjashton të gjithë personat me të kaluar të dyshimtë apo të dënuar, si dhe të gjithë hierarkinë e zyrtarëve dhe të afërmve të tyre. Por ky nen I ligjit duket aspak bindës, pasi çdo i afërm i një zyrtari apo i një individë me të kaluar të dyshimit mund të shkëputet nga trungu familjarë dhe mund të legalizojë paratë.

 

Janë pikërisht këto pikëpyetje për të cilat Bashkimi Europina ka kundërshtuar me forcë këtë nisëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *