Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca ka konfirmuar se një qytetare amerikane e infektuar me koronavirus ka vizituar së fundmi Turqinë.

 

Në një postim në “Twitter”, ministri shprehet se 86-vjeçarja ka udhëtuar nga Tirana për në Stamboll dhe më pas ka shkuar për në SHBA. Ministri thekson se e moshuara ka qenë thjesht vetëm për një vizitë në Turqi.

 

“Është përhapur lajmi se një qytetare amerikane, 86 vjeçe, e diagnostikuar me koronavirus ka vizituar Turqinë. Nga të dhënat e dy javëve të fundit, ekziston një shtetase e vetme amerikane, një grua 86-vjeçare. Ajo ishte për vizitë në Turqi. Më 3 mars, ajo zbriti në aeroportin e Stambollit nga Tirana për të udhëtuar për në Uashington”, shkruan ministri turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *