Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris dha një mesazh të qartë ndaj Izraelit gjatë një takimi të nivelit të lartë me Presidentin e Egjiptit Abdul Fattah al-Sisi.

 

Harris tha seShtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë në asnjë rrethanë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza ose Bregu Perëndimor, rrethimin e Gazës ose rivizatimin e kufijve të Gazës“.

 

Gjatë takimit të tyre në Dubai, në kuadër të Samitit të Klimës ku merr pjesë edhe kryeministri Rama, Harris tha se përpjekjet për paqe “mund të kenë sukses vetëm nëse ato ndiqen në kontekstin e një horizonti të qartë politik për popullin palestinez që çon drejt krijimit të një shteti palestinez të udhëhequr nga një Autoriteti i pranuar gjerësisht”.

 

Harris e bëri të qartë se Hamasi nuk mund ta kontrollojë më Gazën dhe SHBA-të do të mbeten të përkushtuara për të bërë presionin e duhur në drejtim të lirimit të pengjeve në Gaza. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *