Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi një takim me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, me të cilin ka diskutuar për zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit.

 

Në një postim në “Twitter”, kryediplomatja amerikane nënvizoi se Lleshaj sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve, pas akuzave nga opozita e bashkuar.

 

“Kam pasur një diskutim shumë të mirë sot me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj mbi bashkëpunimin e fortë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë për sigurinë dhe zbatimin e ligjit. Diskutuan gjithashtu përgatitjet për zgjedhjet, përfshirë zbatimin e votimit biometrik siç është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit. Ai sqaroi pyetjet në lidhje me regjistrimin e votuesve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *