Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Kim, ka publikuar një foto, ku shfaqet me gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

 

Në mesazhin e saj përcjell në “Twitter”, diplomatja amerikane u shpreh se pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar me verifikimet, një  element i rëndësishëm i reformës në drejtësi.

 

“Gjyqtarët e KPA kanë një nga përgjegjësitë më të vështira: dhënien e gjykimit përfundimtar mbi vendimet e verifikimit. Pavarësisht presionit të fortë, ata kanë vazhduar në zbatimin e këtij elementi të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi”, shkruan Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *