Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

 

Me një postim të Twitter, Kim shkruan se biseduan për për çështjet në SHBA marrëdhënie duke përfshirë edhe mënyrat për të forcuar institucionet demokratike, për të luftuar korrupsionin dhe investimet nga veriu në jug.

 

Kim thekson se një opozita e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë

 

“Faleminderit Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug. Një opozita e fortë që bën përpara është thelbësore për demokracinë”, shkruan Kim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *