Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, e pranishme në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit theksoi se nuk do të jetë hera e fundit që SHBA do t’i qëndrojë pranë Shqipërisë.
Kim tha se Amerika do të vazhdojë të ofrojë ndihmë teknike për t’u siguruar që donacionet e mbledhura në Konferencën e Donatorëve do të shpenzohen në përfitim të qytetarëve shqiptarë.
“Mirëpritëm mundësinë të dëgjojmë planet tuaja si të bëni rindërtimin pas tragjedisë pas tërmetit. SHBA është e lumtur që ka qenë pjesë e konferencës së donatorëve. Rezultatet e jashtëzakonshme përbëjnë një shprehje të solidaritetit me popullin shqiptar por dhe një investim simbolik dhe real për Shqipërinë. Është kënaqësi që ne po shikojmë që ju po organizoheni për të realizuar atë process që duhet të jetë transparent llogaridhënës dhe rezultativ. Ky është hera e parë që ju kemi qëndruar pranë në një moment të vështirë por nuk do të jetë e fundit. Do të vazhdojmë të jemi krah jush tju ofrojmë ndihmë teknike për tu siguruar që donacionet nga vendet e ndryshme përfshi dhe tonat do të shpenzohen në mënyrë të duhur”, deklaroi kryediplomatja.





