Ministrja  e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim kanë marrë pjesë këtë të hënë në bordin e anijes P-134 Butrinti të Forcave Detare Shqiptare, në një lundrim përgjatë gjirit të Vlorës.

Xhaçka shkrun krahas fotos me kryediplomaten amerikane: “Krah për krah”!

Ndërsa, në shënimin e ambasadës thuhet se vizita e Kim ishte një tjetër shembull si Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdojnë të qëndrojnë “krah për krah” si aleate në NATO. 

“Përkushtimi i Shqipërisë ndaj NATO-s mbetet një përparësi kryesore për qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe shqiptare”, thuhet mes të tjerash në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *