Ambasadorja gjermane Susane Schütz deklaroi se Shqipëria ka mundësinë që të konsolidojë mundësinë e shtetit ligjor dhe besimit në drejtësinë e saj.

 

Në një postim në “Facebook”, ambasadorja duke u ndalur tek përzgjedhja e anëtarëve të KLP dhe KLGJ, deklaroi se tashmë në sistemin e drejtësisë po vendosen gurë të rëndësishëm dhe të pavarur.

 

“Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi – një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësise. Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *