Subscribe

 

Procesi i vetingut, në këndvështrimin e ambasadores gjermane në Tiranë Susanne Schütz, po përparon me sukses. Në një postim në Facebook, ajo nënvizon ecurinë positive të procesin, qëllimi i të cilit është pastrimi i drejtësisë nga të korrupstuarit.

 

 

“Mekanizmi për verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një kolonë mbështetëse e reformës së sistemit të drejtësisë në Shqipëri, e cila po mbështetet prej vitesh nga Gjermania. Unë e përshëndes faktin që procesi i vetingut i nisur në muajin mars ka përparuar mirë. Falë punës së rëndësishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimeve dhe përkrahjes së përkushtuar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, u bë e mundur që në fazën e parë të vetingut të verifikohen shumë gjyqtarë dhe prokurorë, madje dhe të nivelit të lartë”

 

Në këto kushte ambasadorja Schutz, thekson bindjen se një proces verifikimi i pavarur dhe me standarte të njëjta do të ndihmojë në forcimin afatgjatë të shtetit ligjor. Rëndësi në këtë moment, sipas saj ka ngritja e organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

 

 

“Prandaj është e rëndësishme të krijohen këshillat e lartë për plotësimin e vendeve vakante si dhe Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të rimarrin sa më shpejtë të jetë e mundur aftësinë e tyre ligjore. Në këtë kuptim Gjermania do të mbështesë edhe Shkollën e Magjistraturës në zgjerimin e kapaciteteve të saj arsimuese dhe kualifikuese. Gjermania qëndron krah Shqipërisë duke mbështetur vendin në rrugën drejt negociatave për anëtarësimin në BE”

 

Në fazën e parë të procesit të vetingut, ku kanë kaluar magjistratë të rangjeve më të larta, 21 gjykatës dhe prokurorë janë përjashtuar nga sistemi, ndërkohë që 27 të tjerë janë konfirmuar në detyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *