Subscribe

Nga Franca vjen paralajmërimi se nuk do te ketë hapje negociatash për Shqipërinë vitin e ardhshëm nëse nuk zbatohen të gjitha detyrat e lëna nga bashkimi evropian në 26 qershor. Nga Korça ku mori pjesë në ceremoninë për 20 vjetorin e aleancës Francë-Shqipëri, ambasadorja Christine Vasak, i bëri apel qeverisë e opozitës të punojnë së bashku pasi nuk ka mbetur dhe shumë kohë.

 

Christine Vasak: Po afrohet muaji nëntor dhe koha ikën shpejt. Konkluzionet e Këshillit të 26 qershorit duhen marrë shumë seriozisht nga autoritetet shqiptare, jo vetëm me fjalë por edhe në praktikë. Mendoj se qeveria dhe opozita e dinë këtë gjë. Konkluzionet e Këshillit duhet të përkthehen në fakte. Dhe nuk do të ketë hapje të negociatave për anëtarësim nëse nuk merrni seriozisht në praktikë këto konkluzione për të gjitha çështjet.

 

Një nga çështjet e nënvizuara nga këshilli ka qenë edhe reforma zgjedhore për të cilën diplomatja franceze është shprehur optimiste se do të përfundojë në kohë.

 

Përsa i përket reformës zgjedhore ajo po ndjek rrjedhën e vet dhe jam e bindur se dy bashkëkryetarët po bëjnë çdo gjë që është e mundur me frymën e duhur për të çuar para reformën zgjedhore.

 

Në qershor Franca ishte një nder 3 vendet anëtarë të bashkimit evropian që këmbëngulën për shtyrjen e negociatave vitin e ardhshëm dhe ne 2019 beteja më e vështirë për Shqipërinë do të jetë të bindë Parisin zyrtar se meriton çeljen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *