Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim shprehet se është trishtuar nga humbja e mjekut Arjan Pushi, i cili ishte i prekur me koronavirus.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja shkruan se 58-vjeçari do të kujtohet si hero, pasi e dha jetën, ndërsa ishte duke iu shërbyer pacientëve.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbja e parakohshme e Dr. Arjan Pushit. Ai e dha jetën, ndërsa ishte në shërbim të të tjerëve dhe do të kujtohet si hero”, shkruan Kim.

Pushi ka patur një karrierë të spikatur në fushën e hematologjisë dhe ka përgatitur shumë breza studentësh të Mjekësisë.

Ai është mjeku i parë që ka ndërruar jetë nga koronavirusi në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *