Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim theksoi se listat e kandidatët për Gjykatën Kushtetuese janë publikuar nga Presidenca dhe Parlamenti.

Për pasojë, i bëri thirrje Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që të veprojë sa më shpejt në vlerësimin e kandidatëve.

“Presidenca dhe Parlamenti kanë publikuar listat e tyre përkatëse të kandidatëve për Gjykatën Kushtetues. Ne i duartrokasim ata që iu përgjigjën thirrjes për të shërbyer. Ne inkurajojmë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi të veprojë shpejt për të vlerësuar kandidatët. Shqipëria duhet të ketë Gjykatë Kushtetuese deri në fund të vitit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *