Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka mbledhur në një takim partinë e re “Nisma” dhe Rudina Hajdarin.

 

Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale nga aktivisti Endrit Shabani, i cili ishte gjithashtu pjesë e tryezës. Në darkë ka marrë pjesë edhe pedagogu Rezart Prifti. Edhe ai është pjesë e partisë së re politike “Nisma”.

 

Nuk dihet se për çfarë janë takuar Yuri Kim, Rudina Hajdari dhe anëtarët e tjerë të partisë. Por një darkë e tillë vjen vetëm disa ditë pasi Hajdari deklaroi krijimin e partisë së re dhe teksa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *