Ambasadori gjerman Peter Zingraf në një intervistë për Vizion Plus, ka komentuar krizën politike në vend, duke thënë se vendi ndodhet në një gjendje qe duhet të marrë fund përmes një dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve.

 

“Ne gjithe sa ne kemi thene deri tani un paraardhesja ime perfaqesues te ndryshem te bundestagut shfaqet fuqishem kerkesa per thirrje drejtuar forcave politike te qeverisjes sikurse dhe te opozites per nje dialog konstruktiv, e cila te kete nje shkalle inkluziviteti sa me te gjere sikurse dhe per krijimin e nje demokracie sa me stabel sa me te qendrueshme dhe kete kerkese do e gjeni te shprehur kaq fuqishem ne gjitha dokumentat e Bundestagut gjerman te partnerve tane ne BE.”

 

Ndërsa lidhur me mungesën e gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë , ambasadori gjerman vuri në dukje se kjo është pasojë e reformës në drejtësi.

 

“Fakti qe gjykatat e nivelit te larte kushtetuesja dhe gjykata e Lart nuk jan funksionale momentalisht eshte rezultati i nisjes nje sere reformash pozitive dhe pikerisht per mbyllja e suksesshme te ketyrë reformave duhet te kemi durim. Nje rrug kjo qe duhet te kaloj permes institucionëve politikes shqiptare, dhe te drejtesise shqiptare. Un nuk dua te jem arbiter ne kete kontekst por me lejoni te them gjithashtu qe kemi mberritur ne nje situate qe e cilesoj bllokade e cila do duhet dhe shprësoj shume te zgjidhet ne te ardhme.”

 

Ndërsa për kalimin e pushtetit vendor në duart e socialistëve, diplomati sqaroi se kjo erdhi për shkak të bojkotit .

 

Ajo qe ju e cilesuat si te njeanshme si situate te njeanshme te pushtetit lokal dhe qendror eshte ne nje fare menyre dhe rezultat i faktit që opozita braktisi parlamentin dhe nuk pranoj te merrte pjese ne zgjedhje mendoj qe situata eshte me komplekse se kaq ”

 

Deklaratat e diplomatit gjerman vijnë vetëm pak ditë para se këshilli ëvropian të marrë vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *