Subscribe

Ministrja  e Kulturës Elva Margariti priti në një takim ambasadorin turk në vendin tonë, Ahmet Yoruk.

 

Në konferencën për shtyp ishte mes të tjerash edhe nëndrejtori i entit të banesave në Turqi.

 

Gjatë fjalës së tyre para mediave, Yoruk tha se Turqia do të bëjë të pamundur që projekti i rindërtimit të 500 njësive të banimit premtuar nga Presidenti Erdogan të nisë sa më shpejt.

 

Yoruk tha se Turqia është gati të ndihmojë popullin mik të Shqiperisë me të gjitha mundësite që ka.

 

“E njohim mirë psikologjinë në raste të tilla fatkeqësish të kësaj natyre pasi, kemi shumë situata të kësaj natyre në vendin tonë. Për këtë arsye menjehere sapo ra tërmeti në Shqiperi të gjitha institucionet turke janë mobilizuar për të dhënë ndihmën e duhur. Ne do të bëjmë çmos që projekt për rindërtimin e 500 njësive banimi të realizohet sa më shpejt. Aktualisht jemi në fazën ku do përcaktohet vendi ku do ndërtojmë , u shpreh mes të tjerash ambasadori turk në Shqipëri.

 

Ndërkohe Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se rindërtimi është sfida e madhe e qeverisë dhe institucioneve, sidomos sa i takon zonave rurale.

 

Ndërkohë ambasadori Ahmet Yoruk konfirmoi se këtë fundjave, kryeministri Rama do të jetë për një vizitë në Turqi, pikërisht për këtë pjesë, atë të ndihmës turke në kuadër të programit të rindërtimit. Me gjasë, tha Yoruk, do të ketë një takim Rama-Erdogan në lidhje me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *