Subscribe

Ambasadori në Shqipëri, Luigi Soreca, i pranishëm në tryezën “5 vjet nga Reforma në Drejtësi”, nënvizoi se BE është angazhuar shumë për këtë reformë. Ndaj, ka kërkuar më shumë bashkëpunim nga politika për implementimin e saj.

 

“Është një moment i rëndësishëm që ka nisur një hap të ri. Ky moment meriton që të kujtohet. Implementimi nuk ka qenë i lehtë dhe jo i thjeshtë. Është esenciale për Shqipërinë që të mos mbetet në të shkuarën. Kur shqiptarët bëhen bashkë, çdo gjë është e mundur. Implementimi kërkon edhe pragmatizëm dhe gjithpërfshirje. Kompetenca është ajo që duhet për t’u përputhur me standardet e BE-së. Të kërkohen këshillat e duhura që të ketë sukses reforma. Është e rëndësishme që të kërkohet lidership nga i gjithë spektri politik. Vijimi i reformës është i rëndësëishëm dhe prioriteti kryesor që të ecet para në mënyrë evikase. Pavarësia është e rëndësishme. Objektivi për vitet e ardhshme është që të punohet fort për t’u zbatuar refoma ashtu siç duket. Bazat dhe kornizat ligjore të jenë në vend, të luftohet korrupsionit. Është i nevojshëm bashkëpunimi dhe koordinimi. Patjetër që është e rëndësishme edhe për BE, sepse e kemi mbështetur reformën në të gjitha format dhe nivelet. Kemi menduar dhe përfshirjen financiare. Nuk do ndalojmë se punuari sepse duan ta shohim Shqipërinë pranë BE, ka qenë angazhimi i parë i imi. Do vijnë edhe 9 milion euro të tjera si mbështetje.” 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *