Arsyeja pse Rusia kërkon të dijë qëndrimin e Shqipërisë për situatän që po zhvillohet mes saj dhe Ukrainës, është për shkak të të qenit anëtar i NATO-s.

 

Pas letrës së dërguar Ministrisë sonë të Jashtme ku i kërkohet që sa më shpejt dhe qartë të deklarojë pozitën e saj, edhe pse qëndrimi i Shqipërisë është po aq i qartë, pro NATOS-s, ambasadori rus në Tiranë, Mikhail Afanasiev shpjegon logjikën e përmbajtjes së letrës.

 

MIKHAIL AFANASIEV

AMBASADOR  I RUSISE NE TIRANE

 

“Unë nuk shoh asnjë parim të veçantë të përzgjedhjes së shteteve të cilëve iu është dërguar kjo letër, adresat e kësaj letre janë SHBA, të gjitha vendet europiane, të cilat njëkohësisht janë shtetet anëtare të NATO-s dhe ky ishte i vetmi kusht i përzgjedhjes. Logjika është shumë e thjeshtë, sikurse Rusia ka dalë me një propozim për të hartuar dhe propozuar një marrëveshje për sigurinë e ndërsjelltë, së pari mes SHBA dhe Rusisë dhe së dyti mes NATO-s dhe Rusisë. Sikurse çdo vend anëtar i NATO-s do të marrë pjesë në këto diskutime, është shumë e rëndësishme që Shqipëria të kuptojë qartë atë për çfarë bëhet fjalë.”

 

Përballë qëndrimit të Shqipërisë në mbështetje të çdo vendimarrje të SHBA dhe NATO-s, diplomati rus nuk ka një përgjigje se cili do të jetë reagimi i Kremlinit zyrtar.

 

MIKHAIL AFANASIEV

AMBASADOR  I RUSISE NE TIRANE

 

“Në qoftë se përgjigjja do të jetë negative unë nuk mund të komentoj një pasojë të mundshme dhe këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë sanksion për disa anëtarë të NATO-s por do të bëhet fjalë për një përgjigje të përgjithshme ndaj gjithë bllokut.”

 

Në konferencën për media, ambasadori Mikhail Afanasiev i vlerësoi si normale marrëdhëniet mes dy vendeve duke sjellë si shembull votën pro të Rusisë, për të marrë Shqipëria ulësen e përkohshme në Këshillit e Lartë të Sigurisë në OKB.

 

Largimet e diplomatëve rusë dhe shqiptarë nga ambasadat e vendeve përkatëse, për Mikhail Afanasiev nuk reflektojnë krizë, madje sipas diplomatit rus janë ngjarje të cilat ndodhin mes vendesh të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *