Subscribe

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka ngritur shqetësimin se Shqipëria është duke kaluar një moment kritik.

 

Teksa ishte I pranishëm në një tryezë bashkëbisedimi me kryeprokuroren e përkohëshme, Arta Marku dhe kreun e KQZ, Klement Zguri, ambasadori OSBE u bëri thirrje autoritetevve ligjzbatuese që t’I japing zgjidhje çështjes së akuzave për shit-blerjen e votës pasi po vihen në rrezik zgjedhjet.

 

“Shqipëria po kalon një moment kritik. Akuzat politike për integritetin e shtetit minojnë besimin e publikut, nxis pjesëmarrësit të fokusohen në dekriminalizimin e kandidatëve në zgjedhje. Siç theksohet në raportin e fundit të ODIHR, autoritetet duhet t’i japin përgjigje akuzave për shitblerje votash, pasi është vënë në rrezik besimi i publikut”,- tha Borchardt.

 

Por krahas këtyre shqetësimeve, ambasadori Borchardt pas takimit u shpreh para mediave optimist se reforma zgjedhore do të votohet.

 

Ai tha para mediave, se OSBE do të rekomandojë dialogun mes deputetëve të rinjë dhe mazhorancës me qëllim që reforma të miratohet ndërsa I bëri thirrje opozitës që të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *