Ambasadori i BE, Luigji Soreca ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kryetaren e KLGJ, Naureda Llagami.

 

Takimin e njoftoi vetë ambasadori Soreca, i cili në një postim në Twitter deklaroi se fokusi i takimit ishte ngritja e SPAK-ut, çështja e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë si dhe numri i kandidatëve për Shkollën e Magjistraturës.

 

“Takimi i parë sot me Naureda Llagami, Kryetare e Këshillit të Lartë Gjyqësor të sapoformuar (KLGJ). Diskutuam ngritjen e gjykatave të SPAK-ut, përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe numrin e kandidatëve për  Shkollën e Magjistraturës.#ReformanëDrejtësi #BEpërShqipërinë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *