Subscribe

Një ditë pas protestës së opozitës para parlamentit që zgjati 5 orë, diplomatët e huaj në Tiranë rinisën takimet me fokus tek kriza politike.

 

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman zhvilloi një takim me kryetarin e opozitës, Lulzim Bashën në selinë blu.

 

Burime nga PD bënë të ditur se diplomati i lartë dhe Basha diskutuan për afro një orë mbi situatën e fundit politike, pasojat e djegies së manrateve, serinë e protestave dhe mundësinë e rrugëdaljes  nga kriza.

 

Lulzim basha mësohet të ketë ribërë të qartë qëndrimin e opozitës; nuk do të ketë asnjë dialog me ramën kryeministër, e po ashtu, vendi duhet të ketë një qeveri tranzitore që do të përgatisë zgjdhjet e lira e të ndershme.

 

Ndërkombëtarët në vijimësi kanë dënuar djegien e mandateve dhe aktet e dhunës në protestat e opozitës. SHBA dhe BE në unizon kanë njohur parlamentin dhe qeverinë si legjitime, ndërsa kanë mbështetur hapur deputetet e rinj që pranuan të marrin mandatet.

 

Takimi në selinë blu vjen pas vizitës së Basha zhvilloi në Bruksel në takimin e partisë popullore euripiane. Ai publikoi edhe një foto me Jozef Daul, duke shkruar se PPE mbështeste tërësisht opozitën në misionin e saj për zgjedhje trë lira e të ndershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *