Britania e madhe është e shqetësuar, por jo e frikësuar nga sulmi me agjente nervore ne territorin e saj qe ja faturon Rusisë dhe per te cilin ka reaguar tashme me masat e marra kundër diplomateve, por edhe me sanksione qe po vihen ne veprim.

 

Ne nje dalje te posaçme per mediat, ambasadori i Mbretërisë se Bashkuar ne Shqipëri, Duncan Norman theksoi se nuk është thjesht nje loje spiunesh siç edhe mund te duket, por megjithe metodat e luftës se ftohte serish nuk ka vend per panik.

 

 

Megjithëse nuk deshi te përfshihej ne debatin e ditëve te fundit mes PS dhe PD për ndikimin rus ne Shqipëri, zoti Norman theksoi se ndikimi ndjehet madje e shembulli i Malit te Zi vërteton nje gjë te tille.

 

Ambasadori ka siguruar se Britania është e përgatitur te përballoje çdo kundërveprim te Rusisë, qofte ky edhe ne rrafshin ekonomik, apo energjetik dhe se do te mbroje interesat e qytetareve britanike kudo qe ata ndodhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *