Takime të shumta janë zhvilluar këtë të enjte mes Presidentit Meta me krerët e opozitës por edhe me faktorë ndërkombëtarë e personalitete të tjera të politikës shqiptare.

 

Pas takimit me Bashën e Vasilin, në zyrën e Metës kanë mbërritur edhe aleatët tradicional të PD si dhe ambasadorët e BE.

 

Ambasdori i BE, i Britanisë, Francës dhe Gjermanise janë parë që të shkojnë në Presidencë rreth orës 13:00.

 

Edhe pse nuk janë dhënë detaje nga tematika e diskutimit, mendohet se në fokus të diskutimit ka qenë situate politike në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorti.

 

Meta kërkoi takim edhe me kryeministrin Rama por ky I fundit për shkak të axhendës, nuk mundi që të shkonte në Presidencë.

 

Ndërkohë në Presidencë është parë edhe kreu I Partisë Social Demokrate, Paskal Milo, I cili pas takimit u bëri thirrje palëve që të ulen në dialog.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *