Në takimin 2 orësh që u zhvillua këtë të martë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryediplomates amerikane, Yuri Kim, u diskutua një gamë e gjerë çështjesh.

Ambasada e SHBA zbuloi se në takim u diskutua për marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik, ku përfshihen edhe pritshmëritë e qarta të SHBA-ve lidhur me reformën zgjedhore.

Socialistët kanë votuar këtë të martë 48 nenet e Kodit Zgjedhor që përbëjnë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me Partinë Demokratike dhe LSI. Negociatori socialist Damian Gjiknuri vleresoi se miratimi i ndryshimeve ne Kodin Zgjedhor eshte nje kontribut qe klasa politike jep në procesin e integrimit dhe realizimit të konferencës së parë ndërqeveritare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *