Amabsada ruse në Tiranë ka reaguar pas nismës së qevrisë shqiptare për miratimin e rezolutës që ndalon financimin e huaj në skenën politike.

 

Duke shprehur keqardhje për nismën, ambasada ruse permes nje deklarate akuzon politikën shiptare dhe konkretisht mazhorancën se po trillon histori mitike për të justifikuar “përleshjet” eksiztuese të politikës së brendshme. Per me teper ambasada ruse nuk i kursen as sulmet ne drejtim te SHBA, e cila sipas saj ka bere nje marreveshje te heshtur me qeverine.

 

“Koment i Ambasadës në lidhje me konferencën «US Policy in the Western Balkans» dhe rritjen e histerikës antiruse. Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës «US Policy in the Western Balkans», si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë. Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë. Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve (ah po, kjo nuk quhet ndërhyrje në punët e brendshme). Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kopjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”.Me këmbëngulje u rekomadojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapobotuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *