Subscribe

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kane paralajmeruar ashper zyrtaret e korruptuar.

 

Gjate nje aktiviteti te organizuar nga usaid dhe ambasada amerikane,  Zv shefi I misionit në amabasadën e shba Dan Koski deklaroi se ndryshimi qe po vjen eshte nje lajm I keq per te gjithe funksionaret e korruptuar

 

Për zyrtarët e korruptuar, ndryshimi që ne po sjellim është një lajm i keq. Është si rëra në ingranazhe, e cila shumë shpejt do bëjë që aktivitetet e tyre korruptive të ndalen. Ne e dimë se ata do të luftojnë dhe do të përpiqen në çdo moment të bllokojnë përpjekjet tuaja për të çuar përpara këto qëllime të rëndësishme. Mos u stepni. Mos u shkurajoni. Vazhdoni të qëndroni në këmbë dhe të luftoni për reformat që do të forcojnë shoqërinë shqiptare për ju dhe brezat e ardhshëm. Ju besoni që në horizont është një e ardhme më e ndritur për Shqipërinë. Të njëjtën gjë mendojmë edhe ne, dhe do ta vijojmë këtë rrugëtim së bashku me ju.

 

Te njejtin paralajmerim  ka artikuluar edhe numri dy I qeverise Brace.

 

 

ERJON BRAÇE

 

ZEVENDESKRYEMINISTER

 

 

Nuk duhet të vonojmë drejtësinë për gjithkënd, veçanërisht për ata që përfshihen në korrupsion e krim, nga pozitat më të larta të pushtetit politik dhe ekonomik, duhen ndëshkuar fort e shkurajuar imunitetet përballë ligjit e duke e shkelur atë.Duhet të përmbushim konkretisht e me shembuj të qartë nga politika e pistë, biznesi klientelist e krimi i organizuar, pritshmëritë e shqiptarëve të zakonshëm të dhunuar prej tyre e që kërkojnë drejtësi të barabartë për të pushtetshmit.

 

 

Sipas Braces reforma ne drejtesi nuk do te ndryshoje e vetingu nuk do te ndalet pavaresisht sulmeve e presioneve qe vijne nga politikane apo biznesmene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *