Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka reaguar pas përkeqësimit të situatës së krijuar në vend nga përhapja e flakëve, ku për fat të keq një person humbi jetën në një fshat të Gjirokastrës.

 

Në një postim në “Facebook”, ambasada shkruan se SHBA-të kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje.

 

“Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *