Ambasada e SHBA-ve në Tiranë i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Përgjithshme të dhënat që disponon për Tom Doshin, kandidat në zgjedhjet e 25 prillit në dy qarqe.

 

Mësohet se Prokuroria është shprehur se është në pritje edhe të përgjigjes nga Interpol.

 

Kujtojmë se Doshi është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi ka dyshime për përfshirje në korrupsion. Për pasojë, ambasadorja Yuri Kim ka bërë thirrje të vazhdueshmë për moskandidim në zgjedhje të figurave që nuk rezultojnë të pastër.

 

Edhe pse e regjistroi në garën e 25 prillit, KQZ vendosi t’i drejtohej Prokurorisë për verifikim të figurës së Doshit, pas dyshimeve se preket nga ligji i dekriminalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *