Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të KLP dhe KLGJ javën e ardhshme, konkretisht në datat 11 dhe 12 dhjetor.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasada e SHBA thekson se formimi i këtyre dy institucioneve do shënonte një hap domethënës drejt zbatimit të drejtësisë së vërtetë.

 

“Këtë vit, Ambasada e SHBA iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj. Javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vetingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *