Në ditën ndërkombëtare te parlamentarizmit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka përcjellë një mesazh lidhur me rolin e Parlamentit, si një gur themeli i demokracisë.

Në një postim në “Facebook” thuhet se parlamentet punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit.

Ambasada shkruan se ndër të tjera se në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë.

“Parlamentet e fortë janë një gur themeli i demokracisë. Ata përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika, dhe i bëjnë qeveritë të japin llogari. Ata punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit. Në kohët e COVID-19, Parlamentet dhe institucionet e tjera qeveritare i nënshtrohen të njëjta masave distancimi shoqëror si organizatat e tjera publike dhe private. Megjithatë, në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë. #DitaNderkombetareEParlamentalizmit”.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *