Ambasada e SHBA-ve vazhdon të shprehë mbështetjen për reformat në sistemin e burgjve, me qëllim krijimin e një sistemi të sigurt në institucionet e dënimit.

 

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasada amerikane ka ndarë fjalën e Drejtorit të Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockwell gjatë një diskutimi mbi progresin e bërë deri më sot në burgje, ku e pranishme ishte edhe ministrja Etilda Gjonaj.

 

“Asnjë reformë gjyqësore nuk mund të jetë e plotë nëse nuk përfshin një sistem modern burgu që i mban qytetarët e tij të sigurt, vepron me njerëzim, parandalon sjelljen kriminale pas hekurave, parandalon korrupsionin në radhët e veta dhe e çrrënjos atë kur ndodh dhe përgatit të burgosurit e saj të kthehen si anëtarë konstruktivë të shoqërisë pas përfundimit të dënimeve të tyre”, tha Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *