Ambasada e SHBA-ve në Tiranë shprehet se është gati që të zhvillojë nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve.

 

Përmes një postim në rrjetet sociale, në mesazhin e ambasadës, thuhet se do të monitorojë qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit.

 

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të drejtohet në mbarë Shqipërinë për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve. Ne do të monitorojmë si qendrat e votimit ashtu edhe ato të numërimit gjatë gjithë procesit. Ne do të jemi atje derisa puna të jetë e kryer.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *