Pas ambasadës Amerikane në Turanë në lidhje me vendimin që dha dje Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e dënuar me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, ka reaguar edhe ambasada Britanike në Tiranë.

 

Ambasada përmes një deklarate bën me dije se verdikti për Saimir Tahirin, tregon se sistemi gjyqësor po maturohet.

 

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *