Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu i është përgjigjur një qytetari në rrjetin social “Instagram”, i cili kërkon rikthimin e saj në Partinë Demokratike.

Në përgjigje të komentuesit, Bregu nënvizon se ajo dhe shumë figura të tjera që dhanë kontributin e tyre në PD, u përzunë, nuk ikën.

 “Aman kthehu në PD se ata që janë më duken si kryetar kooperative”, lutet komentuesi.

“Unë s’ kam ikur. Na përzunë! Shpresoj mos të na kenë fshirë emrin dhe nga anëtarësia”, përgjigjet Majlind Bregu.

Po ashtu, edhe Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar sot se nuk do ta plotësojë formularin si kusht për të vazhduar fazën e dytë të procesit për zgjedhjen e kandidatëve për deputetë të PD. Topalli tha për Vizion Plus se kjo nuk është rruga për të demokratizuar partinë.

“Ndryshimi nuk kalon permes formulareve, as trukeve te formave te tjera. Ndryshimi vjen nga rikthimi tek parimet, tek njerezit e ndershem, tek gara, tek vota. Une nuk besoj se nje parti behet demokratike se ploteson nje formular. Por une besoj se shqiptaret nuk do rrijne edhe 20 vite te tjera duke pritur se si do ndërrojne portat Edi Rama me Lulzim Bashen.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *