Partia “alternativa” ishte mundësia e fundit për të shpëtuar Maqedoninë e veriut nga një krizë politike. Kështu është shprehur kryetari i kësaj partie, Afrim Gashi, duke nënvzuar se bashkimi me qeverinë  ishte  në interes të shqiptarëve dhe si dhe vetë vendi.

 

AFRIM GASHI

KRYETAR I ‘ALTERNATIVA”, MV

 

“64 numra janë të mjaftueshëm për të çuar këtë agjendë deri në fund, sidomos për shkak të këtyre sfidave që po i numërojmë që i kemi si shtet, por natyrisht në politikë asnjëherë nuk mund të këmbëngulni apo ta dini se çfarë ju ndodh nesër, janë zhvillime dinamike, rajonin e kemi të tillë, vendet janë të reja në demokraci, prandaj nuk mund të them me garanci të madhe se çfarë do të ndodh, por logjika politike ma thotë se asnjë subjekti politik të kësaj shumice prej 64 deputetëve nuk ju konvenojnë zgjedhjet deri në vitin 2024”

 

Duke u ndalur të procesi i maqedonisë së veriut për integrimin evropian, Gashi , u shpreh optimist që shkupi do të gjejë një zgjidhje me sofjen, çka do të  nënkuptojë edhe hapjen e negociatave.

 

“Unë jam shumë optimist duke i ditur edhe disa hollësi diplomatike edhe negociata që nuk janë krejt publike por edhe nëse bazohemi në informacionet publike e kemi një deklaratë të kryeministrit të ri bullgar i cili e dha një kornizë gjashtëmujore, nga ana tjetër e kemi kryeministrin aktual i cili flet për janarin dhe shkurtin, mendoj se nëse kemi ardhur të flasim për dy-tre muaj mendoj që çështjet diskutabile që po mbetën të parealizueshme apo të pazgjidhshme mendoj që kanë mbetur shumë pak. Prandaj mendoj që viti 2022 është një gjasë shumë reale që të ndodh hapja e negociatave”,

 

Në mesin e këtij muaji pritet të votohet qeveria e re ndërsa aktualisht shumica parlamentare numëron 64 deputetë. Ndërkohë, Kryeministri i bullgarisë , Kiril Petkov pritet të vizitojë shkupin me 18 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *