Një alpinist ka rrëshkitur këtë të diele në Malin e Tomorrit ku si pasojë ka thyer këmbën. Menjëherë pas marrjes së informacionit Ministria e SHëndetsisë ka nisur një helicopter për ti ardhur në ndihmë alpinistit.

 

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi tē Çesmës së Tarikos, ku alpinisti ka qënë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit por gjatē ecjes në mal,njëri prej tyre ka rrëskitur në një zonë të thepisur.

 

Ai është ndihmuar për tu nxjerrë nga vendi ku rrëshkiti nga bashkëudhëtarët e tij në këtë aventurë.

 

Burime të Komisariatit të Policisë Skrapar,bëjnë me dije se,alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhë në Librazhd drejt Malit të Tomorrit. Të njëjtat burime konfirmojnë se,4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit,në momentin kur njëri prej tyre rrëshkiti.

 

Po kështu,konfirmohet se, alpinistët janë të gjithë shqiptarë por identiteti i tyre nuk dihet ende,ashtu sikurse nuk dihet edhe qyteti prej nga ata jane.  Kanë qënë vetë alpinistët ata që nëpërmjet telefonit kanë kërkuar ndihmën e emergjencave civile.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *