Legjenda e Tiranës, Krenar Alimehmeti ka vetëm vlerësime për Partizanin e këtij sezoni. Ndonëse nuk beson se ky është Partizani më I mirë I viteve të fundit, ai pohoi se të kuqtë nuk patën rivale në këtë edicion, falë edhe faktit që Kukësi luajti jashtë fushe ndërsa Skenderbeu pati probleme shumë.

 

 

Nuk është Partizani më I mirë I dekadave të fundit, nuk mund ta them, pavarësisht se e meritoi plotësisht kampionatin.Kukësi luajti jashtë fushës së vet, ndërsa Skenderbeu pati problemet e veta.Megjithatë të kuqtë e merituan plotësisht kampionatin me loje dhe rezultate.

 

Megjithatë Alimehmeti mendon se për përfaqësim sa më dinjitoz në Europë duhet patjeter që të ketë blerje cilësore.

 

 

Sa I takon pjesmarrjes në Europë besoj që patjeter duhet të bëjnë ndërhyrje që të kenë një ecuri të mirë edhe në këtë përfaqësim.

 

Alimehmeti tha se Tirana ka pasur shumë oshilacione ndoshta edhe për shkak të faktit që nuk ka pasur kompaktësi në grup. Ai pohoi se Ard Mema ka bërë një punë të mirë por ndërrimet e trajnereve tek Tirana brenda sezonit kanë dhënë efektet e veta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *