Nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk ka asnjë protestë të vërtetë të shtunën.

Sipas Alibeajt, keto tentativa janë klithma të zbehta të një agonie politike, në të cilën duan të tërheqin edhe demokratët.

Nenkryetari i PD shton Sali Berisha nuk ka moralitet në këtë ndërmarrje antidemokratike.

“Prej gati 4 muajsh është bërë çdo gjë që të zhvendoset objektivi i PD nga përballja me regjimin e Edi Ramës në një luftë të brendshme kundër Lulzim Bashës, për dobësimin e PD dhe të demokratëve.Pseudoprotesta do të dështojë, si çdo përpjeje tjetër e deritanishme për të marrë peng PD-në për interesin e një njeriu të vetëm!Është koha që Berisha të shkojë në shtëpi! Të lërë demokratët të fokusohen në të vetmen betejë të vërtetë, atë me regjimin e korruptuar të Edi Ramës për t’i dhënë vendit sa më parë një qeverisje të mirë dhe të drejtë!”

Kujtojme qe Berisha ka lajmeruar proteste para PD-se, ne date 8 janar kunder Lulzim Bashes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *