Sekretari për Mediat në Partinë Socialiste, Alfred Peza shpjegoi këtë të mërkurë formulën që propozon mazhoranca për hapjen e listave. Gjatë një bisede në studion e lajmeve në “Vizion Plus”, Peza deklaroi se për kandidatët vendos qytetari me votën e tij. Gjithashtu, Alfred Peza sqaroi se pozicioni i kandidatit në listë është një vendim që i takon partisë, përsa kohë garon nën siglën e saj.

 

“Ka një pakuptueshmëri sepse nuk ka një sqarim nga A tek Zh për çështjenn e listave. Listat do të paraqiten nga partitë politike, ku do të vendoset një rend i tillë i caktuar nga udhëheqësit dhe kushdo nga kandidatët për deputetë në fillim apo në fund të listës që merr më shumë vota se mesatarja mandatit të qarkut ku kandidon, ai bëhet fitues dhe shkon në Parlament. Ka një logjikë për renditjen nga ana e partive. Ai që do të kandidojë dhe pretendon se ka mbështetje popullore, mund të kandidojë më vete. Në momentin që bëhesh pjesë e një partie, atëherë e merr edhe peshën dhe logon e partisë. Ti do të jesh pjesë e kësaj liste sipas vendimmarrjes që do të marrë struktura drejtuese e partisë. Nëse këto struktura vendosin se e ke vendin në fillim apo në mes të listës, atëherë shumë mirë. Vendos qytetari sepse për herë të parë qytetarët nuk kanë një votë, por dy vota, një për siglën e partisë dhe një për kandidatët. Kjo vlerë e votës është e njëjtë si për kandidatin në fillim, edhe në fund të listës. Nëse ti merr vota më shumë se mesatarja e mandatit në qarkun ku garon, ti shkon në Parlament.”

 

Gjatë fjalës së tij, Alfred Peza e la fajin tek opozita për faktin se nuk po gjendet gjuha e përbashkët për reformën zgjedhore. Sipas tij, marrëveshja e 5 qershorit u bë siç deshi opozita jashtëparlamentare dhe se ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut nuk e cenojnë atë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Alfred Peza: Opozita e shkroi siç deshi, u arrit marrëveshja e 5 qershorit, siç donte PD dhe me tu firmosur kjo marrëveshje, ne miratuam gjithçka në Parlament. Ndryshimet kushtetuese nuk  kanë lidhje fare me ato që u arritën në marrëveshjen e 5 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *