Grupimi i Qendrës së Djathtë ka organizuar këtë të mërkurë në qytetin e Fierit forumin për Zgjedhje të Lira.

 

Në takim ishin të pranishëm, kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i PR, Fatmir Mediu, i PDK, Nard Ndoka, i PAA, Agron Duka dhe ai i PBDNJ, Vangjel Dule.

 

Aletatët e PD theksuan para mbëshetësve në këtë qytet se vendi ndodhet në një krizë të thellë dhe se ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhje pasi nuk mund të bëhen pjesë e një procesi farsë.

 

Teksa I njohën mbështetësit e tyre edhe me  ‘Platformën për marrëveshje kushtetuese’ me 12 pika të prezantuar pak kohë më parë, aleatët theksuan se zgjedhje të lira e të ndershme mund të garantohen vetëm nga një qeveri tranzitore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *