Aleatët e Partisë Demokratike këtë të premte i kanë dërguar një letër  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me qëllim që të nisë procedurat për 13 tetorin e datën e dekretuar nga Presidenti i vendit, Ilir Meta për zgjedhjet lokale.

 

Ky vendim vjen pas mbledhjes së djeshme që aleatët zhvilluar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në selinë blu.

 

Letra mban vulën e LSI-së, Partisë Republikane dhe PAA. Këto parti argumentojnë se nuk e njohin 30 qershorin si datë të zgjedhjeve lokale, pavarësisht se ato u zhvilluan në 61 bashkitë e vendit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *